Arben Gashi: Nuk votoj as për Rashiqin, as për kandidatin e Listës Serbe – s’kanë dallim mes vete
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka bërë të qartë qëndrimin e tij lidhur me propozimet për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.
I pyetur nëse do ta mbështesë Nenad Rashiqin, Gashi tha se nuk do ta votojë as atë dhe as kandidatin e Listës Serbe, pasi sipas tij të dy janë të njëjtë.
“As për Rashiqin e as për atë tjetrin, kurrfarë dallimi s’kanë ata mes vete,” u shpreh deputeti i LDK-së.