Moderatorja e njohur shprehet e kënaqur për largimin e Alfred Pezës dhe kërkon largimin e disa të tjerëve nga RTSH
Në ditën e sotme, moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka reaguar ashpër ndaj lajmit të dorëheqjes së Alfred Pezës nga drejtimi i Radio Televizionit Publik Shqiptar (RTSH).
Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Vejsiu ka shprehur kënaqësinë e saj për largimin e Pezës, duke e nisur reagimin me ironi. Ajo ka shkruar: “Të hoqën apo u dorëzove vetë?”, dhe ka vazhduar me një tjetër deklaratë: “Të kisha thënë Alfred Peza, karma is a bitch!”
Vejsiu ka sqaruar se ndjehet e gëzuar për këtë zhvillim, duke e akuzuar Pezën se e ka prekur në një nga pikat më të ndjeshme të saj. Ajo ka theksuar se Alfred Peza ka shkarkuar nga puna bashkëshorten e babait të saj, edhe pse kjo kishte marrë leje për të shërbyer burrin e saj, i cili ishte shumë i sëmurë dhe më pas ka ndërruar jetë.
Moderatorja ka shprehur se kjo veprim ka qenë shumë e padrejtë dhe e rëndë për të, duke theksuar: “S’më është bërë kurrë qejfi për askënd, për ty Po. Do prehet dhe babi në paqe tani se me merak iku për shkakun tënd, se nuk e kurseve as në shtrat të vdekjes. Për ty gjë e vogël, për dikë gjithë jeta, dinjiteti në kosh.”
Për më tepër, Vejsiu ka kërkuar që edhe Anila Agalliu, shefja e Burimeve Njerëzore në RTSH, si dhe disa individë të tjerë, të largohen nga pozitat e tyre së bashku me Alfred Pezën. Ajo ka përfunduar postimin me një mesazh të drejtpërdrejtë: “Anila Agalliu e Burimeve Njerëzore, ti duhet gjithashtu të japësh dorëheqjen! Fredi Lokomotiva, ti dhe ca vagonë të tjerë duhet të ikni me trenin e tij. Hajde Rrugë të Mbarë!”