Afër 40 mijë palestinezë të vrarë në Gaza që nga 7 tetori

Ministria e Shëndetësisë së Gazës ka thënë se numri i palestinezëve të vrarë në Gaza që nga 7 tetori ka shkuar në 39,400. Sipas kësaj ministrie, gjatë kësaj periudhe janë plagosur gjithsej 90,996 persona.
“Të paktën 37 palestinezë u vranë vetëm gjatë ditës së kaluar dhe 73 të tjerë janë plagosur,” thuhet tutje në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.
Gjithashtu, është raportuar se spitalet në Gaza po përballen me mungesa të mëdha të pajisjeve mjekësore dhe medikamenteve për shkak të bllokadës dhe sulmeve të vazhdueshme, duke e bërë edhe më të vështirë trajtimin e të plagosurve dhe të sëmurëve.