Aeroplani që ishte nisur nga Prishtina del nga pista e aeroportit në Stamboll

jë avion pasagjerësh i kompanisë AJet, që operonte fluturimin Prishtinë–Stamboll, ka dalë nga pista pas uljes në Aeroportin Ndërkombëtar Sabiha Gökçen në Stamboll.

Avioni i tipit Boeing 737-800, që u ul në pistën e re 06R/24L, doli nga aksi i taksimit dhe përfundoi në një terren të butë menjëherë pas prekjes së tokës. Si pasojë e incidentit, kompania menaxhuese e aeroportit publikoi një NOTAM, duke njoftuar se pista 06R/24L është mbyllur për trafik deri në njoftimin e radhës, shkruan  portali airporthaber2.com, transmeton IndeksOnline.

Mbyllja e pistës ka shkaktuar vonesa gjatë orëve të ngarkuara të operimit, ndërsa disa avionë janë detyruar të bëjnë pasim.

Ekipet e emergjencës dhe teknike të aeroportit janë dërguar menjëherë në vendngjarje. Aktualisht po vazhdojnë punimet për largimin e sigurt të avionit nga terreni ku ka mbetur i bllokuar. Sipas informacioneve të para, nuk raportohet për të lënduar.

Autoritetet kanë bërë të ditur se pista do të mbetet e mbyllur për operime deri në përfundimin e operacionit të shpëtimit. Ndërkohë, hetimet për incidentin po zhvillohen paralelisht nga SHGM (Drejtoria e Aviacionit Civil të Turqisë) dhe nga administrata e aeroportit.

 

Mos i humb
  • Një veturë e FSK-së përfshihet në një aksident trafiku në kryeqytet (Foto)
  • “Ndryshoi jetën time”, ushtari i KFOR-it kujton momentin e hyrjes në Kosovë 25 vjet më parë
  • “I ke 30 minuta… Koha po kalon, kanë mbetur dhe 28 minuta”/ Kush është komandanti gjerman, që i dëboi nga Prizreni ushtarët serbë?
  • Shoferi i dehur gjobitet 2 herë, brenda pak minutash, për tejkalim shpejtësie
  • Hajdari: Roli i Avokatit të Popullit të mos involvohet në procedura gjyqësore
  • AKB: Rreth 40 për qind të bizneseve s’e përdorin arkën fiskale në mënyrën e duhur
  1. 1
  2. 2

Të fundit nga Lajme