Abdixhiku kundër Bashës: Mbledhja e Kryesisë është antikushtetuese, s’marrim pjesë në këtë çmenduri

Abdixhiku: Thirrja e Kryesisë nga Basha është antikushtetuese, LDK s’merr pjesë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia e tij nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të thirrur nga kryetari Dimal Basha.

Sipas tij, Basha ka konstatuar gabimisht se seanca konstituive është përmbyllur, ndonëse Kushtetuta përcakton qartë se Kuvendi konsiderohet i konstituar vetëm pas zgjedhjes së të gjithë nënkryetarëve.

“Thirrja e mbledhjes së Kryesisë nga Basha është antikushtetuese dhe ne nuk marrim pjesë në çmenduri të tilla”, ka deklaruar Abdixhiku.