Komisioni Hetimor Parlamentar ka intervistuar sot Albulena Mujaj-Bajraktarin, drejtoreshë e Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Ajo e quajti këtë një nga përballjet më të vështira për të në aspektin njerëzor, sepse e ndjera ishte bashkëvendase e saj. Ajo tha se është gjykuar dhe linçuar padrejtësisht.
Mujaj-Bajraktari tregoi se Arlinda kishte kërkuar takim me të dhe se ishte e pakënaqur me mënyrën si e kishte trajtuar rastin Policia. Ajo mohoi se e kishte detyruar Arlindën ta tërhiqte ankesën.
Burimi: Telegrafi, Gazeta Express



