Lajme

FBI paralajmëron: Hakerët përdorin inteligjencën artificiale për të depërtuar në sisteme për më pak se 3 orë

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka paralajmëruar për sulme kibernetike në mbarë botën që po kryhen me ndihmën e inteligjencës artificiale.

Sipas paralajmërimit, kriminelët kibernetikë dhe hakerë të lidhur me shtete po përdorin platformën ARTEX për të automatizuar sulmet ndaj bizneseve dhe institucioneve. Në disa raste, sulmuesit arrijnë nga zgjedhja e objektivit deri te qasja e plotë në sistem për më pak se tri orë.

Kjo platformë është përdorur edhe në sulmin e tetorit ndaj kompanisë ConnectWise, ku u rrezikuan edhe mjediset digjitale të klientëve të Microsoft 365.

Burimi: Bota Sot