Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, tha se raporti mbulon periudhën nga 7 tetori 2025 deri më 7 tetor 2026, kur Kosova kaloi nëpër zhvillime të rëndësishme politike dhe institucionale. Sipas tij, sot situata është ndryshe dhe Kosova ka mundësi t’i shpejtojë reformat.
Schuebel përmendi progresin në luftën kundër krimit të organizuar, në reformën e administratës publike, në statistika, në lëvizjen e lirë të kapitalit dhe miratimin e ligjit kundër pastrimit të parave. Ai theksoi megjithatë se lufta kundër korrupsionit kërkon ende punë.
Burimi: Reporteri.net, Korrekt Press



