Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare nesër, të enjten më 5 nëntor, duke filluar nga ora 12:00. Deputetët do të shqyrtojnë për herë të parë tri projektligje: për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, për regjistrimin e bujqësisë dhe për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinarisë dhe Pylltarisë.
Në rend dite janë edhe ndryshimet në përbërjen e komisioneve parlamentare dhe Raporti i Auditorit të Përgjithshëm për buxhetin e Kosovës të vitit 2025.
Burimi: Zëri, Klan Kosova, Paparaci



