Lajme

BE-ja kritikon Kuvendin: paraliza institucionale pengoi reformat

Raporti i Komisionit Evropian vlerëson se gjatë periudhës raportuese Kuvendi i ushtroi kompetencat e tij në mënyrë shumë të kufizuar, për shkak të bllokadës së gjatë politike. Sipas raportit, aktiviteti parlamentar pothuajse u pezullua dhe Kuvendi u shpërbë në nëntor 2025.

Edhe Kuvendi i ri, i konstituuar më 11 shkurt 2026, mbeti i brishtë për shkak të mosmarrëveshjeve politike dhe përdorimit të shpeshtë të procedurave të përshpejtuara. Komisioni shpreh shqetësim edhe për diskursin shumë të polarizuar dhe për rastet e gjuhës së urrejtjes e seksiste, ndërsa thekson se Kuvendit i mungojnë mekanizmat disiplinorë për t’i trajtuar.

Burimi: Lajmi.net, ATSH