Në Raportin për Kosovën 2026, Komisioni Evropian ka regjistruar 35 raste të sulmeve fizike, verbale ose kërcënimeve ndaj gazetarëve gjatë periudhës raportuese. Sipas raportit, kjo është një rënie e ndjeshme krahasuar me vitin e kaluar.
Komisioni u bën thirrje zyrtarëve publikë që të mos përdorin retorikë që shënjestron ose diskrediton gazetarët, dhe përmend edhe përfshirjen personale të kryeministrit Kurti në gjuhë të ashpër ndaj mediave. Raporti evidenton krizën financiare të RTK-së, mungesën e transparencës për pronësinë e mediave dhe faktin që ende nuk janë miratuar Ligji i ri për RTK-në dhe Ligji për mbrojtjen e burimeve të gazetarëve.
Burimi: Telegrafi, Zëri, Tetova Sot



