Kryeministri Albin Kurti pret sot në orën 17:45, në ndërtesën e Qeverisë, shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Dirk Schuebel. Gjatë takimit, Schuebel do t’i dorëzojë Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026.
Pas takimit, të dy do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media. Raporti vjetor vlerëson ku ka ecur Kosova në rrugën drejt BE-së, ku ka ngecur dhe çfarë reformash duhet të bëjë më tej.
Burimi: Kallxo.com, KoSSev, Reporteri.net



