Sipas mediumit gjerman Fussballtransfers, Atlético Madridi e ka futur mesfushorin kosovar Leon Avdullahu në listën e objektivave për sezonin e ardhshëm. Skuadra e Diego Simeones kërkon një mesfushor defensiv dhe Avdullahu, që po luan mirë me Hoffenheimin, i përshtatet këtij profili.
Interesimi nuk është i ri. Atléticoja kishte provuar ta merrte edhe verën e kaluar, por Hoffenheimi nuk pranoi ta lëshonte.
Burimi: Korrekt Press



