Komisioni Evropian publikoi sot Raportin për Kosovën për vitin 2026. Sipas raportit, Kosova nuk ka bërë asnjë hap përpara në funksionimin e gjyqësorit, sepse interesat politike dhe ekonomike vazhdojnë ta pengojnë pavarësinë e drejtësisë.
Komisioni vlerëson se Kosova është ende mes fazës së hershme dhe një niveli të caktuar përgatitjeje në fushën e gjyqësorit dhe të drejtave themelore. Raporti thekson se paketa e ligjeve për drejtësinë ende nuk është miratuar. Përmendet edhe zbatimi i ndryshimeve në Ligjin për Këshillin Prokurorial. Si zhvillime pozitive, raporti përmend zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit dhe ndryshimet në përbërjen e KPK-së.
Burimi: Korrekt Press, Epoka e Re



