Kurti shfaqet në gjykatë si i dëmtuar në rastin Klinaku-Selmani, hesht për rezervat shtetërore
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot mori pjesë në seancën fillestare në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në cilësinë e të dëmtuarit në rastin ndaj Faton Klinakut dhe Nuredin Selmanit, të akuzuar për kanosje ndaj tij.
Pas përfundimit të seancës, gazetarët e pyetën Kurtin nëse do të dëshmojë edhe për çështjen e rezervave shtetërore, meqë tashmë ishte para gjykatës. Megjithatë, ai nuk dha asnjë përgjigje.
Kurti ka refuzuar të paraqitet në Prokurorinë Speciale si dëshmitar në rastin e rezervave shtetërore, duke e cilësuar këtë si përpjekje për të prodhuar “lajm botëror” që e lidh atë me korrupsionin. Ai nuk ka zbatuar as vendimin e gjykatës, e cila e ka urdhëruar që t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë Speciale.