Zjarr i madh në një “Rent a Car” në Hajvali, ndërhyjnë zjarrfikësit
Një zjarr i madh ka përfshirë një biznes të tipit “Rent a Car” në Hajvali të Prishtinës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet e zjarrfikësve për të vënë nën kontroll flakët.
Për momentin nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dëmet materiale pritet të jenë të konsiderueshme.
IndeksOnline njofton se do të vijojë të informojë lidhur me zhvillimet e këtij rasti.