eputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) si edhe përfaqësuesit e komuniteteve, përfshirë Listën Serbe, kanë nisur hyrjen në sallën e Kuvendit për vazhdimin e seancës konstituive.
Në këtë seancë pritet të zgjidhen pesë nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës, duke kompletuar kështu strukturën udhëheqëse të institucionit.
Në sallë tashmë ka marrë vendin e tij edhe kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit, Dimal Basha.