Limaj pas zgjedhjes së Bashës: VV t’u tregojë qytetarëve pse e vonoi vendin me muaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas zgjedhjes së Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit, duke kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje të japë një shpjegim për qytetarët lidhur me vonesat e gjata në këtë proces.

“Le të japin një shpjegim pse e kanë vonuar vendin deri më tani për kaq muaj. Shpresoj që para qytetarëve të Kosovës do të tregojnë arsyen pse është zvarritur ky proces”, tha Limaj për Ekonomia Online.

Basha u zgjodh sot kryeparlamentar me 73 vota për, duke siguruar mbështetjen edhe të Partisë Demokratike të Kosovësdhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndërkohë, Nisma ka qëndruar konsistente në qëndrimin e saj duke abstenuar me tre deputetët që ka, ndërsa vazhdimisht ka theksuar se sipas tyre, Fatmir Limaj duhej të ishte zgjedhur kryetar i Kuvendit.