Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, është shprehur se do të shqyrtohet ftesa e presidentes Vjosa Osmani për takime me partitë politike në lidhje me situatën në Kuvend.
“Duhet të shihet se çfarë ka vendosur Grupi Parlamentar. Gjithsesi, ftesa do të shqyrtohet. Do të kuptohet për çfarë bëhet fjalë dhe pastaj do të njoftojmë,” u shpreh shkurt Murati para seancës së sotme.
Presidenca njoftoi një ditë më parë se ka dërguar ftesat tek partitë për “takimet e para” dhe se janë në pritje të konfirmimeve.
“Presidentja Osmani do të nisë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga data 15 maj. Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe presim konfirmimet,” thuhet në njoftimin e presidencës.