Shefi i Zyrës së BE-së pas takimit me Kurtin: Kosova ka nevojë për një qeveri funksionale për të avancuar në integrimet evropiane

Shefi i Zyrës së BE-së pas takimit me Kurtin: Status quo-ja nuk i sjell dobi askujt, duhet qeveri funksionale për integrim evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X pas takimit të sotëm të ambasadorëve të Quint-it me kryeministrin në largim, Albin Kurti.

Orav theksoi se përparimi i Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian kërkon një qeveri të qëndrueshme dhe funksionale.

“Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt”, shkroi ai, duke nënvizuar nevojën për zgjidhje të shpejtë politike për të ecur përpara.