Për herë të gjashtë me radhë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk arriti t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit.
Partitë opozitare kanë mbajtur qëndrim të qartë kundër kandidaturës së saj, duke kërkuar nga VV që të propozojë një emër tjetër për këtë pozitë. Sipas tyre, Haxhiu përfaqëson përçarje dhe është e përfshirë në skandale.
Në votimin e sotëm, Haxhiu mori 57 vota për, 47 kundër dhe 3 abstenime.