Qeveria e përkohshme gjermane, e përbërë nga Socialdemokratët dhe të Gjelbrit, ka vendosur të bllokojë eksportin e planifikuar të 40 aeroplanëve luftarakë të tipit Eurofighter Typhoon drejt Turqisë, raportoi gazeta gjermane Handelsblatt, duke cituar burime të afërta me qeverinë.
Sipas këtyre burimeve, arsyeja kryesore e ndalimit të lejes së eksportit lidhet me arrestimin e politikanit opozitar turk, Ekrem Imamoglu, për akuza të lidhura me korrupsion. Zyrtarët në Berlin e kanë cilësuar këtë veprim si një “sulm ndaj demokracisë në Turqi”.
Nga ana tjetër, opozita turke e ka hedhur poshtë këtë çështje, duke deklaruar se akuzat ndaj Imamoglu-t janë të motivuara politikisht.
Imamoglu, ish-kryebashkiak i Stambollit, u arrestua më 23 mars, nën dyshimet për përfshirje në aktivitete korruptive. Sipas akuzave, ai dyshohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme nga blerja e tri vilave në një zonë elitare të Stambollit, përmes një kompanie ndërtimi që kontrollohet nga familja e tij, ku thuhet se ai zotëron 60 për qind të aksioneve.