Takimi në Antalya – Erdogan: E mësoni turqishten, pastaj e harroni! Osmani: Më duhet praktikë me ju

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi dje një bisedë miqësore me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, gjatë takimeve në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antalya.

Gjatë përshëndetjes në gjuhën turke dhe shtrëngimit të duarve, Erdoğan iu drejtua Osmanit me një koment me humor: “Po mësoni turqisht, pastaj po e harroni.”

Presidentja Osmani reagoi menjëherë, duke buzëqeshur dhe iu përgjigjur në turqisht: “Po mësoj, por më duhet ta praktikoj me ju.”

Forumi i 4-t i Diplomacisë në Antalya (ADF 2025), i organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes dhe nën kujdesin e Presidentit Erdoğan, nisi dje në qytetin turk të Antalyas dhe pritet të përmbyllet të dielën.