Arrestohet serbi i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it vitin e kaluar në Zveçan

Një person i nacionalitetit serb është arrestuar sot në pjesën veriore të Mitrovicës.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për Reporteri se Policia e Veriut ka asistuar Departamentin e Krimeve të Rënda gjatë arrestimit të të dyshuarit.

Personi i arrestuar akuzohet për përfshirje në trazirat e 29 majit 2024 në Zveçan, ku mbetën të lënduar 93 ushtarë të KFOR-it.

“Rreth orës 11:00 kemi asistuar Krimet e Rënda të Prishtinës në arrestimin e një personi në Mitrovicën e Veriut. I njëjti dyshohet për rastin e 29 majit 2024, ku 93 ushtarë të KFOR-it u lënduan,” deklaroi Elshani.