Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Komunitetin Politik Evropian ka folur për zgjedhjen e Donald Trump president dhe për atë se çfarë e pret bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Evropës, sidomos për çështjen e Ukrainës, shkruan Gazeta Express.
Osmani ka thënë se nga ajo se çfarë ka dëgjuar nga presidenti Zelensky, është që ai ka pasur një telefonatë shumë të mirë më presidentin e zgjedhur, Donald Trump, dhe se beson shumë që administrata e re amerikane do të vazhdojë përkrahjen për Ukrainën dhe për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.
“Nga ajo çfarë dëgjova, Zelensky pati një telefonatë shumë të mirë më Trump dhe fuqishëm besoj që me këtë administratë të re të gjithë dot ë vazhdojmë të punojmë së bashku për stabilitetin dhe sigurinë në kontinentin tonë e që është në interesin e të gjithë botës”, ka thënë Osmani.
Presidentja Osmani ka treguar pritjet e saj se zgjedhja e Donald Trump president do të vazhdojë të forcojë aleancën euro-atlantike./GazetaExpress/