Lajme

Rasti Zekaj: Komisioni hetimor merr në pyetje pesë dëshmitarë, mes tyre kryetarin e Pejës

Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt mbajti sot mbledhje, ku u intervistuan pesë dëshmitarë, mes tyre edhe kryetari i Pejës. Gjatë seancës u zbuluan mangësi në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, dhe Kelmendi pranoi mungesën e planit individual dhe të vlerësimit të punës.

Ndërkohë, aktiviste mbajtën një aksion para Kuvendit, duke kërkuar ndëshkimin e zyrtarëve përgjegjës.

Burimi: Telegrafi