Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, mori pjesë në panelin “E ardhmja e Kosovës në Evropë” në Forumin Ndërkombëtar të Strategjisë, bashkë me profesorin Daniel Serwer.
Çitaku tha se Kosova dëshiron bashkëpunim të ngushtë si me SHBA-në, ashtu edhe me BE-në, pa zgjedhur mes tyre, sepse sukseset më të mëdha në rajon janë arritur kur partnerët transatlantikë kanë vepruar bashkë. Ajo riafirmoi se integrimi euroatlantik është qëllim kombëtar dhe çështje e sigurisë afatgjatë.
Burimi: Klan Kosova



