Lajme

Komisioni hetimor për rastin Arlinda Zekaj: anëtarët u betuan, plani i veprimit shqyrtohet të premten

Anëtarët e komisionit hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt u betuan të hënën. Komisionin e kryeson Burim Ramadani, ndërsa nënkryetar është Adnan Rrustemi. Ramadani propozoi që anëtarët t’i dorëzojnë propozimet për veprime deri të mërkurën, që komisioni ta nisë punën dhe ta shqyrtojë planin e veprimit të premten.

Rrustemi tha se komisioni duhet të hetojë në detaje çdo veprim, mosveprim ose dështim të institucioneve përgjegjëse për të përmbushur detyrimet ligjore. Besa Kabashi Ramaj (PDK) theksoi se përgjegjësia e shtetit nis kur gruaja kërkon mbrojtje, jo vetëm kur vritet, dhe se komisioni nuk duhet ta zëvendësojë gjyqësorin, por të sigurojë llogaridhënie institucionale e politike. Komisioni kërkoi raporte nga ministritë e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme.

Burimi: Bota Sot