Një punëkryes është gjobitur me 1.000 euro për hapjen ilegale të një rruge në Bjeshkën e Lybeniqit, brenda Parkut Kombëtar «Bjeshkët e Nemuna». Gjobën e njoftoi ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli.
Zyrtarët e parkut, në bashkëpunim me Policinë, hartuan procesverbal dhe e njoftuan Prokurorinë, ndërsa pritet vazhdimi i procedurave ligjore. Sipas njoftimit, ky është rasti i dytë i evidentuar në të njëjtën vendndodhje. Emri i punëkryesit nuk është dhënë.
Burimi: Bota Sot



