Kombëtarja e Kosovës zhvilloi sot stërvitjen e fundit para ndeshjes me Izraelin, ku përzgjedhësi Franco Foda punoi me ekipin në detajet e fundit taktike. Stërvitjen e vizitoi edhe talenti Lutfi Dalipi, i cili veshi për herë të parë fanellën e Kosovës pasi vendosi ta përfaqësojë atë.
Kosova pret Izraelin nesër, të shtunën, në orën 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. FFK ka dalë edhe me një njoftim të rëndësishëm për tifozët para ndeshjes.
Burimi: Telegrafi, FFK



