Ekonomi

KEK starton njësinë A4 të Kosova A, tymi nga oxhaku më i dukshëm për 3–4 orë

Korporata Energjetike e Kosovës ka nisur që në mëngjes procesin e startimit të njësisë A4 të Termocentralit Kosova A. Gjatë kësaj faze, që përfshin ngrohjen graduale të kaldajës dhe stabilizimin e djegies, tymi nga oxhaku mund të jetë përkohësisht më i dukshëm.

Sipas KEK-ut, kjo fazë zgjat 3 deri në 4 orë, prandaj korporata u ka kërkuar mirëkuptim banorëve të Obiliqit. Pas startimit, njësia do të sinkronizohet me rrjetin dhe gradualisht do të kalojë në operim të qëndrueshëm.

Burimi: Klan Kosova